Johnny Depp “largon” kapelet nga shtëpia

Johnny Depp është urdhëruar që të zbrazë shtëpinë nga kapelet e shumta të tij nga bashkëshortja e tij Vanessa Paradis.

Ylli i Hollywood-it ka dy dhoma të mbushura me kapele dhe gruaja e tij do që ai t’i “zhdukë” ato brenda fundit të këtij viti.

Ultimatumi është dhënë pasi protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” është kthyer një mbrëmje në shtëpi me një kapele që ia kishte blerë një burri të pastrehë.

Një burim tha për një gazetë amerikane: “Vanessa u nervozua dhe i tha që t’i zbrazte dhomat nga kapelet ose ajo do t’i digjte. Por, Johnny i pëlqen shumë ato dhe koleksioni që ka vetëm sa do e transferojë në një nga shtëpitë e tij të tjera.”

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment