Johanesburg: 600 të plagosur nga përplasja e trenit

Më shumë se 600 udhëtarë janë plagosur në një aksident me tren në provincën Sueto të Johanesburgut.
Të paktën dy persona thuhet se janë në gjendje kritike.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se treni u përplas me një tren të ndaluar, ndërsa forca e madhe hodhi jashtë drtitareve disa nga udhëtarët e trenit.

Policia ka filluar hetimet për shkaqet që krijuan aksidentin hekurudhor i cili është një ndër më të mëdhenjtë në Afrikën Jugore.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment