Jodie Foster sërish në mbrojtje të Mel Gibson

 
Regjisorja amerikane, Jodie Foster ka dalë sërish në mbrojtje Mel Gibsonit, i cili kishte rolin kryesor në filmin e saj të tretë "Kompleksi i kastorit'', ndërkohë që ai ishte shmangur nga Hollivudi që prej vitit 2006 si pasojë e sharjeve antisemite gjatë një episodi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
‘Është shumë e lehtë të drejtosh, është më pak nevrasteniku i aktorëve më të cilët kam punuar'’,- theksoi ajo në një konferencë shtypi për filmin paraqitur jashtë kompeticionit në Kanë.

Komediania theksoi se nuk e kishte takuar prej 15 vjetësh, që prej xhirimit të komedisë ‘Maverick’. Ajo mendoi menjëherë për Mel për të luajtur rolin e Walter, një baba depresiv që vendos të përdorë një kukull kastori si mjet mbijetese për t'u shprehur.
‘Mel ishte i pari në listën time, sepse ai di se si ta përdorë me humor, butësi dhe delikatesë këtë personazh'’,- theksoi ajo.

‘Nuk mund ta them këtë për shumë aktorë, që janë kthyer shpeshherë drejt dramës apo komedisë'’,- shtoi Foster. ‘Mel Gibson ishte i gatshëm të shkonte të kërkonte në thellësi dhe të ekspozohej për të arritur diçka që ai e njihte mirë: lufta, vullneti për të ndryshuar, për t'u trasformuar, për të mos qenë ai që është'’, nënvizoi Foster .
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment