Jobs do të paralajmërojë iPhone 5, iTunes Cloud?

 
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs aktualisht është në pushim mjekësor, edhe pse një gjendje e tillë shëndetësore nuk e pati ndalur atë ta prezantojë modelin e ri të tabletit, iPad 2, para disa muajsh.

Me sa duket, tani ai do të bëjë të njëjtën gjë, pasi që thuhet se ai do të paraqitet në ngjarjen e sivjetme të World Wide Developer Conference.

Fjalimin e tij, Jobs do ta mbajë më 7 qershor, edhe pse ende nuk dihet nëse Apple do të lansojë ndonjë produkt të ri, për të cilin do të fliste drejtori i saj, Steve.

Gjithsesi se mund të pritet ndonjë paralajmërim i produkteve ose shërbimeve të Apple, si iPhone 5 ose iTunes Cloud Service. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment