Izraeli nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Ambasadori i i Izraelit në Beograd, Arthur Koll ka thënë se nuk ka ndryshim të qëndrimit izraelit ndaj Kosovës.
Pasi ka folur për nevojën e krijimit të shteti të Palestinës dhe, siç ka thënë ai, për dëshirën e Izraelit për këtë shtet, Koll ka shfaqur frikën se ky shtet mund të njihet nga Kombet e Bashkuara dhe ai këtë gjë e ka quajtur të rrezikshme.

Në një intervistë për gazetën serbe Veçernje Novosti, i pyetur nëse sheh ngjashmëri ndërmjet Palestinës e Kosovës, Koll është përgjigjur se “ato janë dy çështje të ndryshme”.

Ndërsa në konstatimin e gazetës se Izraeli i mbetet qëndrimit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Koll ka thënë se nuk ka ndryshim në qëndrimi e Izraelit se konfliktet duhet të zgjidhem me negociata dhe me marrëveshje të drejtpërdrejta bilaterale.

“Izraeli nuk përkrah aksionet e njëanshme”, citohet të ketë thënë ambasadori Koll. 

(Telegrafi)

No comments:

Post a Comment