Izraeli i gatshëm për lëshime territoriale

 
Izraeli është i gatshëm të bëjë lëshime territoriale vetëm për të arritur paqen me palestinezët. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri këto deklarata duke folur në Kongresin amerikan, ai përsëriti kushtet për paqe.

Ato përfshijnë njohjen e Izraelit nga palestinezët si tokën e hebraikëve dhe anulimin e marrëveshjes mes Presidentit palestinez Mahmud Abass dhe lëvizjes islamike Hamas.

“Jam i gatshëm të bëj kompromise të dhimbshme për të arritur këtë paqe historike. Si lider i Izraelit, është përgjegjësia ime të udhëheq njerëzit drejt paqes. Tani kjo nuk është e lehtë për mua, nuk është e lehtë sepse unë e pranoj që një paqe e vërtetë do të kërkojë të japim pjesë nga mëmëdheu ynë i lashtë”, u shpreh Netanyahu. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment