Ish-boksieri Mike Tyson në "Dancing With the Stars"

 
Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson, i është bashkangjitur kohëve të fundit shfaqjes argjentinase "Bailando", që është versioni i tyre i "Dancing With the Stars". Iron Mike, me gruan Lakiho Spicer është paraqitur në këtë shou, dhe si arsye të pjesëmarrjes së saj në këtë garë ka përmendur problemet financiare.

“Nuk kam para, por kam jetë dhe grua fenomenale, e cila kujdeset për mua. E di se nuk e meritoj një grua dhe fëmijë të tillë, por i kam dhe u jam shumë mirënjohës”, ka thënë Mike, i cili me Spicerin ka një vajzë, ndërsa nga lidhjet e mëparshme ka edhe pesë fëmijë të tjerë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment