iPhone 5, me ekran të lakuar prej xhami?

 
Telefoni i ri që do të krijohet nga Apple ka shkaktuar shumë thashetheme në lidhje me datën e lëshimit dhe përmirësimeve të jashtme të tij. Telefoni i ardhshëm i Apple-it, iPhone 5, mund të ketë një ekran të lakuar prej xhami njësoj si të Nexus S të Samsungut, raportohet në DigiTimes. Në mbështetje të kësaj teorie, thuhet se Apple ka blerë rreth 300 makineri për prerje xhami për të shpejtuar prodhimin para hedhjes në treg të iPhone 5 në fund të këtij viti.

Një ekran i lakuar në telefonin e mençur iPhone 5 do të thotë që Apple po provon një ridizajnim të plotë të iPhone-it, ndryshe nga spekulimet e fundit. Gjithashtu është e paqartë nëse ekrani i lakuar i iPhone 5 do të jetë i holluar nga brenda si te Nexus S i Samsung-ut.

Për të prodhuar xhamin e lakuar dhe për të përmirësuar nivelin e prodhimit, Apple po punon me furnizues xhami, lamini dhe zbulorësh me prekje. Për sa u përket 300 makinerive të blera nga Apple për prerje xhami, thuhet se do të përdoren kur të rritet kërkesa për ekranet.

Nëse Apple po punon akoma me pjesët për iPhone 5, kjo do të thotë se aparati i ri nuk do të mbërrijë këtë verë, por afër festave të fundvitit. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment