Inzaghi rinovon kontratën

Vala e rinovimeve dhe e largimeve te Milani ka vazhduar me zgjatjen e kontratës së një prej golashënuesve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, Filippo Inzaghit.

Inzaghi do të qëndrojë në San Siro deri në verën e vitit 2012 dhe sigurisht se ai pos që u shpreh i ngazëllyer me rinovimin, i erdhi keq për largimin e konfirmuar tashmë të Andrea Pirlos.

“Të gjithë e dinë çfarë ka dhënë Andrea për këtë klub dhe të gjithëve na mungon, por duhet të pranojmë këto gjëra. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë. Kurrë nuk do të mund ta shoh si kundërshtar”.

“Unë jam i lumtur, pasi është ëndërr e imja ta përfundoj karrierën te Milani. Unë nuk mendoj se kishte ndonjë alternativë, pasi kjo që ndodhi vërtet ia vlejti”, u shpreh Pippo.
(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment