Informim tatimor përmes celularit.


Përmes shërbimit M-TAXIS, (Mobile TAXIS), taksapaguesit do të informohen në kohë dhe saktë për ecurinë e përgjigjes së deklaratës së tyre tatimore (ekatharistiko). Për këtë, ata duhet të dërgojnë një mesazh (SMS), në të cilin do të duhet të shkruajnë Kodin Fiskal (AFM) dhe më pas e dërgojnë mesazhin në numrin 19456. Kostoja e dërgimit të mesazhit është 0.21 euro, duke përfshirë edhe TVSH.

Me regjistrimin e tij në shërbimin M-TAXIS, (Mobile TAXIS) qytetari siguron informim për përgjigjen e deklaratës tatimore (ekatharistiko), kur ajo të jetë gati brenda vitit 2011, ndërsa në rastin kur deklarata tatimore është debitore, atëherë qytetari do të marrë në kohë paralajmërimin për depozitimin e shumës monetare.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Sekretarisë së Përgjithshme të Sistemeve Informative, përgjigjet e deklaratave tatimore debitore janë kufizuar në vetëm 18.6% të numrit të përgjithshëm, ndërsa ato kreditore arritën në 40%, pasi qytetarët shfrytëzojnë me sukses masën e faturave.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment