Indi: “Krimet e Nderit” do të dënohen me vdekje

Gjykata e Lartë Indiane ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me të ashtuquajturat “Krime nderi”, një praktikë shumë e përdorur dhe e përhapur në Indi.
Sipas saj të gjithë autorët e këtyre krimeve do të dënohen me vdekje.

Vendimi u mor gjatë shqyrtimit të një çështjeje që kishte si të akuzuar një baba i cili kishte mbytur vajzën e tij për arsye se nuk pranonte martesën me mblesëri që i kishte ofruar familja.
Ndonëse ky fenomen është ende shumë i përhapur në Indi, deri tani ligji i jepte të drejtë respektimit dhe zbatimit të zakoneve të hershme.

Ndërkohë që parlamenti vendas, ka aprovuar në unanimitet një ligj kundër të gjithë atyre që shpërfytyrojnë gratë e tyre me acid. Kjo është një praktikë shumë e përdorur nga burrat indianë, të cilët hedhin acid në fytyrën e grave të tyre duke i shpërfytyrojnë ato përgjithmonë, madje në shumë raste edhe duke rrezikuar vetë jetën e tyre.
Kjo ndodh për të ndëshkuar zakonisht ofendimet familjare për çështje nderi apo edhe xhelozitë mes çifteve.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment