Ilir Dugolli emërohet ambasador jorezident në Estoni

 
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ilir Dugolli, është akredituar ambasador jorezident në Republikën e Estonisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, përmes një note verbale, e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës me këtë vendim të Qeverisë së Estonisë.

Sipas këtij vendimi, ambasadori Dugolli është akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, me rezidencë në Mbretërinë e Belgjikës.

“Akreditimi i ambasadorit Dugolli në Estoni është një hap i rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve të shtetit të Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment