Identifikohet nena e djalit të Schwarzenegger

Quhet Mildred Patricia Baena dhe është 50 vjeçe, shërbyesja e shtëpisë së Schwarzenegger që ka pasur një fëmijë me ish guvernatorin e Kalifornisë, kanë bërë të ditur mediat amerikane.

Gruaja, që thirrej Patty, ka punuar për 20 vjet në shtëpinë e aktorit, deri në janarin e shkuar.

Javën e shkuar aktori dhe bashkëshortja e tij Maria Shriver kishin lajmëruar ndarjen, pasi gruaja kishte mësuar për djalin e paligjshëm, më 14 janar.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment