I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Kur thuajse të gjithë vajzat 7-vjecare kanë dëshirë që të përdorin fshehtas buzëkuqin e nënës së tyre, të voglës Bree Evans i injektohet një herë në dy muaj, botoks. Po ashtu Bree i ka vetullat e tatuuara.Nëna e saj, Sharon, 33 vjec përdor procedura të rrezikshme kozmetike për vajzën e saj, pasi kërkon me cdo kusht, që e bija të jetë e famshme.

Sharon kërkon që vajza e saj të ketë një pamje sa më të bukur, me qëllim, që të triumfojë në sfilatat e bukurisë.

Kjo nënë e papërgjegjshme, e cila ka ndjekur një kurs bukurie disa muaj më parë, blen botoksin online dhe e injekton në fytyrën e 7-vjecares Bree. Po ashtu ajo ia ka tatuuar vetullat së bijës, pasi e mësoi si ta bënte prej një ish-të dashuri, i cili ishte profesionist i kësaj fushe.

"Ajo që po bëj unë me Bree, ka si qëllim shndërrimin e saj në një yll. Të gjitha vajzat e famshme e kanë nisur kështu. Bree është vajza ime dhe unë vendos për të. E gjithë kjo përgatitje do ta ndihmojë për jetën", thotë Sharon, e cila aktualisht jeton në San Diego, Kaliforni. Sipas saj injektimin me botoks e përdorin rëndom vajzat e vogla në Amerikë, sepse nëse kërkohet suksesi, gjithcka duhet të fillojë më pamjen.

Sharon thotë se fillimisht kontaktoi me 15 doktorë të ndryshëm, të cilëve u kërkoi që t'ia injektonin botoksin, por ata refuzuan. Megjithatë duke mos patur asnjë ligj, që t'ia ndalojë nënës të kryejë këtë akt ndaj së bijës minorene, Sharon e mori situatën vetë në dorë dhe filloi të blinte lehtësisht botoksin në internet dhe më pas, t'ia injektonte së bijës.
(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment