Hudson: Celësi i dashurisë është respekti

Kate Hudson ka ndryshuar mënyrën e saj të të jetuarit që nga momenti që është bërë nënë.
Tashmë, gjëja më e rëndësishme për të në jetë është familja.

“Dashuria e çmendur dhe pasionante ndryshon me kalimin e kohës. Gjërat që kërkon nga partneri janë të tjera. Tani ajo që dua është respekti dhe angazhimi sepse mendoj se këto janë përbërësit që duhen në mënyrë që dashuria të zgjasë”, është shprehur aktorja për revistën ‘Australia’s Daily Telegraph’.

Hudson thekson se të pasurit fëmijë bën që prioritetet në jetë të ndryshojnë krejtësisht.
(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment