HTC bën gati modelin Kingdom?

Gjatë ditës së djeshme kanë rrjedhur disa fotografi dhe specifika të mundshme të telefonit të ri të mençur, i cili pritet të paralajmërohet së shpejti nga prodhuesi i famshëm tajvanez, përkatësisht kompania HTC.


Modeli i ri i telefonit të HTC’së i cili pritet të emërtohet Kingdom, thuhet se është thjeshtë i jashtëzakonshëm.

Më saktë, ky model përmban ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesor me një bërthamë 1.2 GHz, 768 MB RAM, dhe kamerë jo edhe aq interesante me 5 mega-piksel dhe mundësi incizimi të videos në 720p.

Edhe pse ky telefon mund të quhet i avancuar për tregun tonë, analistët amerikan thonë se i njëjti nuk do të jetë shumë konkurrues në treg, duke marrë parasysh se modelet tjera, si Atrix apo LG Optimus tashmë përmbajnë procesor me dy bërthama, dhe ekran me Super Amoled Plus.

HTC Kingdom sipas të gjitha gjasave do të jetë i bazuar në sistemin operativ Android, përkatësisht në versionin e saj – Gingerbread, ndërsa pritet gjithashtu që ky model të ofrohet me një çmim mestar dhe të përballueshëm për shtresën e mesme të konsumatorëve.
/ Telegrafi / 

No comments:

Post a Comment