HP me desktop PC super të hollë

HP Elite do të nxjerrë në muajin Qershor kompiuterin desktop më të hollë të parë ndonjëherë.


Sipas burimeve pranë kësaj kompanie, ky model që quhet L2201x, është super i hollë me një trashësi 0.4-inch.

Prototipi i HP ka një monitor me madhësi 22-inch me prekje, që shfaq një figurë me rezolucion 1920 x 1080.

Ai ka dy porta hyrëse USB-je, Bluetooth, një kamera opsionale në pjesën ballore të desktopit dhe WiFi.

Ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket parametrave të kësaj PC-je, që pritet të dalë në qershor të këtij viti. 

No comments:

Post a Comment