Hezitim në veri për regjistrimin veturave të policisë me targa të Kosovës

Zyrtarë të policisë së Kosovës në veri hezitojnë të regjistrojnë makinat e policisë me targa të reja të Kosovës.Burime të gazetës Koha Ditore kanë precizuar se një hezitim i tillë po ndodhë në stacionin e policisë në Zubin Potok, ky komandanti i këtij stacioni, kap. Drazha Bozhovic, ka urdhëruar gojarisht shefin e stafit civil, pra axhën e vet, Stevo Bozhovic, që të mos regjistrojë automjetin tip ‘Hyundai’ me targa 093 KS 020.

Në anën tjetër zyrtarë të policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës kanë pohuar se nuk ka makina të pa regjistruar në stacionet policore në veri të Kosovës.

Burimi ka njoftuar se këtij automjeti i ka kaluar regjistrimi tash e një muaj, ndërsa ende është në përdorim të policisë së Kosovës në Zubin Potok. Arsye për një urdhër të tillë për mosregjistrim të makinave të policisë, sipas burimit, është se në targat e reja të policisë së Kosovës është edhe stema e shtetit të Kosovës. Burimi më tej ka precizuar se për këtë rast janë të njoftuar edhe zyrtarë të lartë të komandës rajonale të policisë në Mitrovicë, por deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndajë këtij urdhri të komandantit të Zubin Potokut.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka theksuar se në rajonin e Mitrovicës nuk ka asnjë automjet të policisë të paregjistruar. Në polici janë persona të caktuar që merren me mbarëvajtjen e makinave e po ashtu edhe me regjistrimin e tyre.

Komandanti i cilitdo stacion nuk ka të bëjë asgjë me regjistrimin e makinave, sepse kjo nuk është në kompetencë të tij, ka thënë Hoti. Ai më tej ka shtuar se sa i përket automjetin tip ‘Hyundai’ me targa 093 KS 020, këtij i është kryer kontrollimi teknik tash e një muaj, por makina nuk i ka marrë targat e reja për arsye të mungesës së tyre. Jemi në pritje të targave dhe posa të na njoftojnë nga Prishtina se targat janë punuar, ne do t’i marrim ato, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment