Hapet kutia e parë, dy vota për Bashën

Ka nisur hapja e kutive të kontestuara të ardhura nga KZAZ-të. Në kutinë me numër 17/59 në KZAZ-në 47 rezultojnë dy fletë votimi për kryetar të bashkisë së Tiranës, ku në të dyja fletët është shënuar kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha.

Ndërkohë është vendosur një shirit në vendin ku po numërohen fletët e kontestuara për të mos lejuar të hyjë asnjë person tjetër përveç inspektorëve të KQZ-së.


Përplasje fizike në sallën e KQZ-së

13:57 - Përplasje fizike në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lejuar të hapen kutitë me fletët e kontestuara të cilat kanë ardhur nga KZAZ-të.

Pas kësaj ka patur përplaje fizike në sallë mes përfaqësuesve të PS-së dhe punonjësve të administratës të KQZ-së.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment