Guardiola: Unitedi është sikurse Reali

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka krahasuar rivalin në finalen e Ligës së Kampionëve, Manchester Unitedin, me rivalin e përgjakshëm spanjoll Real Madrid.

“Manchester Unitedi është jashtëzakonisht i fortë, i ngjashëm sikurse Real Madridi”.

“Është një skuadër mjaft punëtore dhe është vështirë për t’i ndëshkuar”, ka thënë Pep.

Ai njëherit ka shprehur shqetësim për aftësitë sulmuese të Antonio Valencias, Nanit dhe Javier Hernandezit, të cilët Alex Ferguson i shfrytëzon si armë kryesore këtë sezon.
(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment