Guardiola tek Interi Morati duket i joshur

Guardiola tek Interi Morati duket i joshur
Pep Guardiola mund të kalojë tek Interi në verë dhe një gjë e tillë duket se nuk është vetëm një fantazi merkatoje.
Nëse fiton Champions, trajneri i Barcelonës pritet të kërkojë stimuj të tjerë në karrierë dhe Seria A ka qenë gjithnjë një kampionat i pëlqyer për të. "Mendoj se periudha ime këtu po mbaron", tha ai një muaj më parë. Ndërkohë, të martën, fjalët e tij duket e kanë përforcuar këtë ide: "Në karrierën time do të jetë e vështirë të gjej si këta futbollistë". Guardiola është i lidhur deri në vitin 2012 me Barçën dhe ka një kontratë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, aq sa Leonardo. Masimo Morati duket i joshur nga kjo hipotezë dhe mund t'i japë brazilianit rolin e një drejtuesi të lartë. "Nëse Morati më pyet, do t'i thosha se Guardiola është një nga më të mirët në botë", tha Eto në janar. Ai është një sponsorët kryesorë të teknikut blaugrana, ndërkohë që në Barcelonë, e kanë gjetur zëvendësuesin: Luis Enrike. Por, edhe Roberto Baxhio, që ka luajtur me Guardiolën, është shprehur optimist për marrjen e tij nga Interi.


(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment