Guardiola: Dimë se për çfarë luajmë.

Dy dekada më pas, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola kthehet në "Wembley", ku fitoi Ligën e parë të Kampioneve me Barcelonën, por këtë here nuk luan por e drejton Barcelonën.

Kanë kaluar pothuajse 20 vite, që kur Pep Guardiola ndihmonte Barcelonën për të fituar titullin e parë europian në “Wembley”, si një mesfushor i ri.

Kur të rikthehet atje gjatë kësaj jave, si trajner i superfuqisë spanjolle, është pikërisht besimi i tij i patundur në stilin e lojës, që ka mësuar që prej paraardhësit të tij Johan Krujf, arsyeja që e ka mbajtur sërish ekipin në nivele madhështore.

Barcelona do të përballet me Manchester United të shtunën për trofeun më të madh europian, për herë të dytë në 3 vitet e fundit, dhe një tjetër fitore do ta vendoste ekipin kampion të Spanjës në radhën e ekipeve më të mëdha të të gjitha kohërave.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment