Gostivar, babai dhunon vajzën e tij 19-vjeçare

 
Një rast eklatant i incestit supozohet se ka ndodhur në një fshat të Gostivarit. Dje rreth mesditës, një 19-vjeçare në stacionin policor të qytetit ka denoncuar dhunën seksuale dhe fizike nga babai i saj 42 vjeçar. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit, vajza deklaratën e ka dhënë në prani të njerkës së saj.

“Në periudhën e kaluar prej dy vjetësh, në shtëpinë e tyre familjare në një fshat të Gostivarit, babai me përdorimin e forcës, në disa raste e ka detyruar vajzën për marrëdhënie seksuale, në prani të njerkës së saj. Ai këtë ka tentuar ta bëjë edhe ndaj vajzës tjetër të mitur, e cila ka 17 vjet. Vajza ka theksuar se ka mbetur me barrë nga babai i saj, kurse deri më tani nuk e ka paraqitur rastin, për shkak se ai i ka kërcënuar me vdekje”, thuhet në njoftimin e shkurtër të lëshuar nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Nga SPB-ja e Gostivarit nuk duan që ta komentojnë rastin duke u shprehur se po hetojnë rastin dhe se pasi të konfirmohet do të dilet me të dhëna konkrete. E vetmja gjë që dihet deri tani është se vajza ka paraqitur rastin në Polici dhe prindi i saj është marrë në polici në pyetje, por hetime vazhdojnë për zbardhjen e tërësishme.

Menjëherë pas paraqitjes së rastit nga ana e vajzës, sektori i Punëve të Brendshme i Gostivarit ka arrestuar të atin e denoncuar, ndërsa pas kryerjes së hetimeve, nëse konfirmohet pretendimi, do ngritët padi penale.

Jo-zyrtarisht thuhet se vajza që e ka denoncuar të atin për dhunë seksuale, ka probleme të natyrës psikike dhe se nuk është edhe aq stabile në dhënien e deklaratave, gjë që në mënyrë plotësuese ia rëndon punën policisë.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment