Google ndalon arkivimin dixhital të gazetave.

Krijimi i një arkive të dixhitalizuar të gazetave, që dy vjet më parë ishte cilësuar si projekti më ambicionoz i Google, është braktisur nga gjigandi motorrik.

Lajmi ështe njoftuar nga kjo kompani, sipas të cilës Google ka lënë në mes këtë projekt, ç’ka do të thotë se nuk do të skanohen më gazeta për t’u hedhur më pas në arkivën e Google në internet.Ky projekt nisi në vitin 2008 me buletinin “London Adviser” në vitin 1895, për të vijuar më pas me “L’Ami du Lecteur” dhe “Milwakee Sentinel” nga vitet 1910 deri në vitet 1995.

Ndërprerja e këtij projekti vjen pas mbylljes se Google Video, që ka qënë paraardhësi i YouTube-it.


(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment