Golat europiane: Bakaj, Kapllani dhe Berisha

Legjionaret shqiptare kane gjetur rrugen e rrjetes me ekipet e tyre. Edmond Kapllani, Besart Berisha dhe Elis Bakaj kane shenuar ne Gjermani dhe Rumani.

ELIS BAKAJ – Mesfushori i avancuar i Dinamos se Bukureshtit, Elis Bakaj, shenoi ne fitoren 2-0 ne transferte kunder Universitatea Kraiova. Ky ishte goli i tij i trete ne Rumani ne 14 ndeshje. Bakaj ka realizuar edhe kunder Unirea Urziceni dhe Gloria Bistrica.


EDMOND KAPLLANI – Sulmuesi durrsak i Padeborn, Edmond Kapllani, shenoi golin e vetem te ekipit te tij ne humbjen 3-1 me Duisburg ne Bundesliga 2. Per Kapllani behet fjale per golin e tij te 6-te ne 22 ndeshje, duke qene se bashku edhe me mesfushorin Soren Brandy.


BESART BERISHA – Sulmuesi kosovar i Arminia Bielefeld, Besart Berisha shenoi golin e pare ne fitoren 2-1 te ekipit te tij kunder Karlsruhe ne Bundesliga 2. Per ish-sulmuesin e Kombetares shqiptare ky ishte goli i tij i dyte per kete sezon, pas atij kunder Union Berlin.

(albania-sport.com)

No comments:

Post a Comment