Gjyqësori i paanshëm parakusht për proceset integruese


Në Institutin Gjyqësor të Kosovës ka filluar trajnimi i gjeneratës së katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.


Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga me këtë rast se gjyqësori i paanshëm dhe i pavarur është parakusht kryesor dhe faktor vendimtar në rrugën e integrimeve.

Ajo kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm që detyrat e tyre t’i kryejnë me përkushtim profesional dhe integritet të lartë moral.

“Krijimi i kushteve, me rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, sigurimi i kushteve fizike dhe materiale, ndikon në krijimin e institucioneve të pavarura, efikase dhe të paanshme, që të jemi shtet me standarde të larta, ku sundimi i ligjit është garanti kryesor në krijimin e një shoqërie dhe shteti të efektshëm dhe funksional, për të gjithë qytetarët, pa dallim feje, kombi apo përkatësie gjinore”, tha presidentja.

Ndërkaq zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka ripërsëritur idenë për themelimin e akademisë gjyqësore, e cila sipas tij do të luante një rol të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove të reja.

Programin do ta kenë mundësinë ta ndjekin 40 kandidatë të cilët janë treguar të suksesshëm në fazën e provimit përgatitor, ku pas përfundimit të tij do të emërohen nga zyra e presidentit të republikës në detyrat e gjyqtarëve apo prokurorëve të vendit.

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment