Gjykata lë të lirë gardistin e tretë

Gjykata e Lartë rrëzoi të mërkurën kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për rikthimin në burg të Mark Nikollit, një prej gardistëve të arrestuar pas demonstratës së dhunshme 21 janarit në kryeqytet. Hetimi ndaj tij do të vazhdojë teksa ai është në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Efektivi i Gardës së Republikës, Mark Nikolli, u cilësua nga prokuroria si një nga pjesëtarët e “grupit të zjarrit”, të cilët kanë qëlluar me armë gjatë zhvillimit të demonstratës. Nën këtë dyshim ndaj tij u kërkua masa e arrestit 30 ditë burg dhe pas përfundimit të kësaj mase, ai u la i lirë.

Para Kolegjit Penal, mbrojtësi i Nikollit ka pretenduar mungesën e provave nga ana e organit të akuzës. “Nuk është vërtetuar shkencërisht nëse plumbat e dalë nga arma e klientit tim të kenë lënduar ndokënd nga protestuesit”, mësohet të ketë pretenduar avokati. Po sipas avokatit, afati 30-ditor i masës shtrënguese “arrest me burg me afat” ndaj klientit të tij kishte përfunduar, raportoi Panorama.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment