Gjykata e Lartë: Flirtimi në punë konsiderohet ngacmin seksual

 
Për t’u anulluar pushimi nga puna për një punonjëse, nuk është e nevojshme të provohet ngacmimi seksual nga drejtuesi i biznesit. Për këtë mjafton të jetë shprehur edhe vetëm “interesimi” erotik, i cili kur nuk gjeti aprovim u shoqërua me pushimin nga puna.

Duke rrëzuar vendimin e Apelit që, për të konsideruar pushimin nga puna si të padrejtë dhe abuziv, duhet të ekzistonte ngacmimi seksual, Drejtësia në fakt ofron më shumë mbrojtje për të punësuarën që kërcënohet, pasi nuk tregon “interesim” erotik ndaj përgjegjësit apo punëdhënësit të saj.

Një 47-vjeçare nga Greqia Veriore, sekretare në një biznes të madh për 25 vjet, filloi të kishte probleme, kur në kompani erdhi drejtori i ri i personelit. Sikurse theksohet në denoncim, drejtori e trajtonte çdo ditë në një mënyrë tepër “miqësore” dhe me komplimente tepër joshëse për pamjen e saj të jashtme.

Pas shumë javësh, kur situata ishte bërë tepër e bezdishme dhe e padurueshme dhe kur 47-vjeçarja kishte bërë të qartë se interesohej vetëm për familjen e saj dhe punën, atëherë drejtori ndryshoi taktikë, duke u bërë armik me të dhe më pas, biznesi e pushoi nga puna.

Si kundërpërgjigje, 47-vjeçarja iu drejtua drejtësisë, duke qenë e mendimit se pushimi nga puna ishte i pavlefshëm dhe abuziv.

Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë duke anulluar vendimin për pushimin nga puna, por Apeli mbështeti biznesin se nuk kishte patur sjellje abuzive, pasi edhe nëse konsideroheshin të vërteta thëniet e saj për mënyrën tepër “miqësore”, nuk rezulton ndonjë fakt i dukshëm dhe i justifikuar për pushimin nga puna, pasi mungon ngacmimi seksual.

Por Gjykata e Lartë e hodhi poshtë vendimin e Apelit dhe pranoi se nuk është i nevojshëm ngacmimi seksual, por mjafton edhe flirtimi për të dëshmuar se pushimi nga puna ishte abuziv.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment