Gjirokastër, kapet polici me 75 kg droge.Do ta sillte në Tiranë

Një punonjës i policisë së Gjirokastrës është arrestuar në flagrancë me 75 kilogram lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Sipas burimeve të policisë Gjirokastër mesohet se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur ndalimi i automjetit, të shtetasit Ervin Hysa, inspektor në Repartin e Sigurisë së Brendshme dhe Ceremonialeve pranë Ministrisë së Brendshme, nga kontrolli i të cilit rezultoi se ky shtetas transportonte 75 kiligramë mariuanë.

Sipas policisë droga ishte blerë në Lazarat, dhe do të transportohej nga Gjirokastra drejt Tiranës. Lënda narkotike u gjet në bagazhin e automjetit të tij Audi Q7, e ndarë në 10 pako të medha. Ndërkaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënden narkotike, automjetin Audi Q7, si dhe nje arme zjarri pistolete te tipit beretë. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bejne te ditur se po punojnë për të zbardhur plotësisht këtë trafik të lëndeve narkotike.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment