Gjirokaster, ecën ngadalë numërimi për komunat, incident në KZAZ 25

Gjirokaster, ecën ngadalë numërimi për komunat, incident në KZAZ 25GJIROKASTER- Në Qarkun e Gjirokastrës vazhdon numërimi në KZAZ 25, 26, 27 për kryetaret e komunave. Në rrethin Gjirokastër kanë mbetur vetëm 2 komuna pa rezultatet.


Gjatë natës në KZAZ 25 që i përket komunës Qendër Libohovë është shënuar incident. Në mesnatë kur komisionerët po numëronin kutinë e fundit, komisionerët PS kanë kontentuar rezultatin e kandidatit PD i cili kryesonte vetëm me dy vota. Numëruesit PS kontestuan 10 vota. Situata është tensionuar, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm dhe dy kandidatët PD e PS për kryetar komune. Është dashur ndërhyrja e policisë e cila pasi ka nxjerrë jashtë të gjithë komisionerët e numërimit dhe kandidatët për kryetar komune ka qetësuar situatën. Procesi i numërimit ka vazhduar pas 4 orësh ndërprerje dhe në orët e para të mëngjesit është nxjerrë rezultati ku kandidati i PD-së Genci Kociu ka fituar me 550 vota kundrejt Krenar Kullës, i PS-së me 548 vota.

Në Tepelenë numërimi sa i përket komunave ecën ngadalë. Deri tani 2 komuna janë marrë nga PD, 1 PS, dhe 1 komunë nga një kandidat i pavarur.
Edhe në Përmet procesi ecën ngadalë. Janë numëruar 3 komuna ku 2 janë fituar nga PD dhe 1 nga PS.
Postet për kryetarin e bashkisë në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet janë fituar nga PS.

(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment