Gjirokastër, arrestohen tre studentë për vjedhje


Policia e Gjirokastrës arrestoi të mërkurën tre studentë, të cilët akuzohen për vjedhjen e një supermarketi me pajisje elektronike.


Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. V. 21 vjeç, nga Berati, student i vitit të tretë në fakultetin Ekonomik, E. B. 21 vjeç nga Berati, student i vitit të dytë në degën Matematikë-Informatikë dhe G. M 22 vjeç nga Tepelena, student në vitin e tretë dega Greqisht, në Universitetin e Gjirokastrës.

Sipas policisë, ata akuzohen se kanë vjedhur një supermarket të pajisjeve elektronike në lagjen “18 shtatori”, në Gjirokastër. Vlera e materialeve të vjedhura arrin në shumën e 1.5 milionë lekëve të vjetra. Sendet e vjedhura janë sekuestruar nga policia dhe për tre të akuzuarit priten hetime të mëtejshme nga prokuroria e Gjirokastrës.
(Telegrafi)

No comments:

Post a Comment