Gjermani, eksportet arrijnë rekorde në mars

Industria eksportuese gjermane ka thyer të gjitha rekordet. Në muajin mars kompanitë gjermane kanë shitur jashtë kufijve mallra në vlerë prej 98.3 miliardë eurosh, niveli më i lartë që prej ekzistencës së Republikës Federale.


Në krahasim me marsin 2010 rritja e shënuar është 15.8 për qind, bëri të ditur Zyra federale e statistikave në Wiesbaden. Importet u rritën me 16.9 për qind, me një vlerë prej 79.4 miliardë euro, edhe ky nivel rekord.

Shoqata e tregtisë me jashtë dhe me shumicë presin që eksportet gjermane këtë vit të kalojnë kufirin prej një bilionë eurosh.



/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment