Gentilini vlerëson përparimet e dialogut

 
Udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Fernando Gjentilini kanë biseduar të mërkurën për çështjen e dialogut të filluar midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike.

“Gjatë takimit janë vlerësuar përparimet substanciale dhe avancimin e procesit në çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Kosovës.

Tahiri dhe Gentilini kanë shprehur bindjen e tyre se do të ketë “përparime dhe marrëveshje edhe në fusha të tjera”.

Po ashtu potencohet se gjatë takimit është theksuar se “Kosova me pranimin e dialogut po plotëson edhe një nga kriteret e Kopenhagës, që është bashkëpunimi rajonal”. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment