Gara për Tiranën, “luftë” Rama-Basha

Tirana – Është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proces zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.
Në orën 01.30 të së martës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve komunikoi se ndër 485 kuti votimi janë numëruar 141 prej tyre.
Në to rezulton se Lulzim Basha ka arritur në 49.3 për qind kurse Edi Rama gjendet në 50.7 për qind.
Si vota, Basha numëron aktualisht 35062, kurse Edi Rama 35923.
Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve në përqindje është 1.4 ose 861 vota diferencë mes të dyve në favor të z.Rama.Sakaq der në mesnatën duke hyrë e marta 10 maj, është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 29 bashki.
Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 18 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 11 të tjerat.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment