Gaga: Dëshiroj të jem relevante pas 100 vjetësh

 
Të hënën Lady Gaga planifikon të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri. Para këtij hapi ajo si gjithmonë bën deklarata të bujshme, si ajo e kohëve të fundit.

"Ëndrra ime më e madhe?!. Nuk më intereson se a jam relevante në vitin 2011. Për mua rëndës ka që të jem relevante 100 vjet pas këtij viti. Dëshiroj të lë trashëgimi dhe gjurmë të mëdha prapa vetes”, tha ajo për gazetën britanike “Mirror”.

Gaga ka vijuar me tej me shijet e çuditshme duke shpjeguar se inspirimin për tekstet e këngëve i gjen nëpërmjet seksit.

“Inspirimin për këngët e mia e gjej kur shkoj në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe seks klubin gjerman. Inspirimin për një nga këngët e albumit të ri e kam gjetur në klubin e fetisheve në Berlin, i cili më përkujtoi vendet në të cilat kam punuar si kërcimtare në New York”, ka sqaruar pop këngëtarja.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment