Fotomodeja 82 vjeçare fiton 1.135 euro në ditë.

82 vjeçarja angleze Daphne Self, është fotomodelja më e moshuar e Britanisë.
Ajo numëron 62 vite karrierë si modele e suksesshme!

Fiton 1.135 euro në ditë duke sfiluar për shtëpi të njohura të modës si Dolce & Gabbana, Tata-Naka dhe Michiko Koshino, ndërkohë që është shfaqur edhe në reklama televizive të kompanive Nivea dhe Olay.

Mollëzat mbresëlënëse të saj, flokët e gjata të thinjura duket të jenë tiparet që ringjallën karrierën e saj para 13 vitesh.

Konkretisht kritikët e modës e konsideruan si një gjyshe të shndritshme me një sjellje të shkëlqyer, që megjithë moshën e saj të thyer, do të mund të vazhdonte të mbante një vend në botën e ndritur të bukurisë dhe modës.

Self thotë: «Konsideroj veten fatlume. Eleganca dhe lëkura e bukur i dedikohen prejardhjes sime nga Irlanda.

Modelet e reja më adhurojnë, por nuk kanë zili pasi nuk përbëj kërcënim për to. Do të vazhdoj të ushtoj këtë profesion deri sa të më kërkohet. E adhuroj. Eshtë argëtuese dhe më mban të re.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment