Flori rrezikon pjesëmarrjen ne Top-Fest !


Flori Mumajesi dhe kënga e tij “Tallava” ka qenë një nga risitë e edicionit të tetë të Festivalit “Top Fest”.
Kënga që ka sjellë një tjetër frymë mes konkurrenteve dhe parodia që ai u bën gjithë njerëzve që pëlqejnë këtë rrymë muzikore, por që nuk preferojnë ta pohojnë këtë publikisht, është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet në rrjetin social Facebook. Përsos kësaj, paraqitja e tij skenike në prezantimin e parë të këngës, ka qenë mbresëlënëse. Veshja e tij dhe ekrani përpara fytyrës kanë qenë mjaft interesante. Nga ana e vet, kantautori i suksesshëm ka pohuar në media se do të ishte i kënaqur, nëse kjo këngë do të vlerësohej me çmimin “Tendencë”. Deri këtu, gjithçka duket në rregull! Por ndryshimi i natës finale të Top Fest më 5 Qershor duket se e vështirëson pjesëmarrjen fizike të Mumajesit. Kjo pasi në datë 4 Qershor, Flori do të jetë i pranishëm në Sofje të Bullgarisë, për të prezantuar këngën e tij konkurrente në këtë garë “Origjinale”. Këngë e krijuar prej tij dhe që përfaqëson Shqipërinë në këtë edicion të dytë të ndarjes së Çmimeve Ballkanike. Nuk dihet nëse ai do të arrijë të jetë prezent edhe në Pallatin e Kongreseve një natë më pas, por mungesa e tij do të sillte padyshim mërzi te fansat shqiptarë, që presin ta shohin në skenë atë natë!

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment