Fletët e kontestuara, tre vota pro Bashës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton ndryshimin e tabeles se rezultateve per kryetar bashkie, ne kutite me fletet e kontestuara.
Deri tani rezultojne tre vota ne favor te kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe nje per Edi Ramen.

KQZ ka vendosur t’i quaje te vlefshme keto vota dhe keshtu do te veprohet edhe me kutite e tjera, per te cilat jane verejtuar flete me te njejten problematike.

Debatet


Mes debatesh te ashpra dhe perplasjesh fizike hapen kutite e votimit te Tiranes me fletet e votimit te kontestuara, per votat e hedhura ne kutite e gabuara.

Duke shqyrtuar fletet e votimit, kreu i KQZ-se ka treguar fletet e votimit, ku zgjedhesi ka shprehur qarte vullnetin e tij. Ne fletet e treguara, duket qarte vota per kandidatin demokrat Lulzim Basha. Sipas Ristanit keto 2 flete pro Bashes flete do te futen ne nje zarf te vecante, qe i shtohen rezultatit paraprak.

Perfaqesuesja e PS-se, Deshira Subashi ka reaguar ashper duke e quajtur te paligjshem nje gje te tille. Sipas saj, fletet nuk kane mbrapa shenimin e komisionereve, ku kontestohen.

Nderkohe, perafqesuesi ligjor i PS-se, Gjoncaj ka deklaruar se nuk ka perputhje te numrit te zgjedhesve me fletet e votimit ne te dy kutite, ate per kryetar dhe per keshillin bashkiak.

Mbledhja ka vijuar serish me hapjen e te tjera kutive me flete te kontestuara, ne te cile u gjet nje tjeter flete votimi per Bashen dhe nje flete ne favor te Rames.

Perplasja fizike

Ka nisur me konfrontim fizik mbledhja e KQZ-se, pas pushimit të mesditës.

Ndërkohë që ishin në tryezë për numërim fletët e panumëruara për kryetar hedhur gabimisht në kutitë për këshillat bashkiakë, përfaqësuesi i PS-së është konfrontuar fizikisht me një nga punonjësit e administratës.

Përfaqësuesi i PS-se, Laze nuk ka lejuar administratën t’i afrohen kutive të votimit dhe kjo është bërë shkak për sherrin.

Nderkohe eshte afruar perfaqesuesi ligjor i PS-se, duke u konfrontuar fizikisht me zyrtarin e administrates.

Kreu i KQZ-së ka kërkuar që përfaqësuesit e PS-së të qetësohen e më pas të largohen nëpër vendet e tyre. Më pas, ka dalë jashtë duke njoftuar ndërprerje tjetër të mbledhjes, per te rinisur serish pak minuta pas nderprerjes.

Miratohet akti, Ristani: Kutite hapen ne salle

TIRANË- Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

KZAZ 47

Nga hapja e kutise se KZAZ 47, janë konstatuar 4 fletë votimi të cilat nuk janë numëruar. Dy i takojnë këshillit bashkiak, dy kandidatit për kryetar bashkie, të katrat janë gjetur te kutia e kryetarit të njësisë bashkiake.

“Këto fletë votimi janë përfshirë në rezultatin e kandidatit të minibashkive”- tha Subashi, duke kërkoi sqarime se në cfare pikë të Kodit Zgjedhor është parashikuar kjo procedurë.

“Votat do hapen në publik”- ka thene Ristani. Sipas tij, në kushtet kur procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende dhe disa KZAZ kanë konstatuar fletë të panumëruara, për të hartuar tabelën përmbledhëse të rezultateve, duhet të numërohen të gjitha fletëvotimet.



Kosovrasti

Mbledhja ka nisur me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.

Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.

“Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet. Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme”- tha ai.

Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. “Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë”- tha ai.

Gjoncaj

Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj e ka quajtur absurde dhe te paligjshem nje vleresim te votave ne kete faze.

“KQZ vepron si KZAZ vetëm në rastet e përcaktimit dhe kushtet e nenit 123 dhe vetëm për nxjerrjen e rezultatit të kryeyarit dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Është momenti I vetëm ku KQZ mund të disponojë me vendim. KQZ në këtë fazë nuk mund të bëjë vlerësim vote, e keni thënë. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë të procesit cila votë ëhstë e vlefshme”- tha Gjoncaj.

Ai solli ne kujtese pergjigjen e Ristanit per problemin e fleteve te njesia numer 5, per fletet me defekt printimi.

“Ju më thatë: është shumë e saktë që është KZAZ që do të vendosë për ato fletë nuk kemi asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Kosovrasti që sot lexoi një kërkesë ka thënë absolutisht atë që tha sot; ato kanë votën e qytetarit dhe ska punë KQZ të ndërhyjë. Në bazë të kodit shqetësimet do të vijnë më vonë. Cfarë ndodhi në 4 ditë ju ndërruar mendimin. Thotë që shqetësohet për votën e hedhur gabim, shqetësohet për një njeri që nuk i thotë do jo, ke hubur, këtë se thoni doit ju, ky është problemi që sot KQZ vepron nën dhunën policore dhe ska bërë vaki kurrë në 12 vjet që KQZ të ketë këtë prezencë policore. Kjo është Shqipëria kopja e Lukashenkos.”- tha ai.

Subashi

Deshira Subashi e ka quajtur aktin jo vetem te paligjshem, por edhe deformues te rezultatit zgjedhor. Sipas saj, me kete akt behen te gjitha zgjedhjet e pavlefshme, pasi parasheh nderhyrjen ne kutite e votimit jashte ligjit. “Jemi ne kundershtim te hapur me procedurat qe duhet te ndiqen. Eshe i paprecedente ne zgjedhjet tona, pasi nuk eshte fenomen i ri, por qe ndodh ne cdo zgjedhje ne pushtetin vendor”- tha Subashi.

Sipas saj, ajo dhe kolegu Lazaj i kane kërkuar nga KQZ të bëjnë procedurë për të miratuar tabelën e rezultateve zgjedhore për njësinë 49 pasi të gjitha aktet kanë mbërritur në KQZ.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment