Fiton Reali- Ronaldo arrin rekordin ‘Pichichi’

Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 37-të në La Liga.
Marcelo shënoi golin e parë për Los Blancos (17’), ndërsa Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (22’).

Në pjesën e dytë (51’), Cani shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutat shtesë, ishte sërish Ronaldo që po nga gjuajta e lirë realizoi golin e 38-të në Primera Divison këtë sezon, për të arritur rekordin e Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra, ndërsa ky ishte goli i 51-të në të gjitha garat.

Ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Deportivo La Corunas, që po lufton të mbetet në Primera Division.

Një hap pozitiv për mbijetesë e kanë bërë Zaragoza dhe Getafe duke mposhtur Espanyolin, respektivisht Osasunan, ndërsa Herculesi edhe matematikisht është në Secunda Division, duke iu bashkuar kështu Almerias.
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment