Fiton PS në Polican përplasen militantë të majtë e të djathtë

Fiton PS në Polican  përplasen militantë  të majtë e të djathtëSKRAPAR-Fitorja e PS ka sjellë incidente në qytezën e Policanit. Pasi në këtë Bashki është mbyllur numërimi i votave ku ka rezultuar fitues Adriatik Zotkaj i “Aleanca për të Ardhmen”, simpatizantë të PS, LSI e PD kanë patur grindje dhe zënka duke shkaktuar 4 të plagosur lehtë.

Militantë të PS nisën menjëherë sot festimet në qytet për fitoren e Aleanca për të Ardhmen, por militantë të PD e LSI kanë kërkuar ndërprerjen e festimeve gjë që ka cuar deri në konfliktim mes tyre.
Ka qënë ndërhyrja e policë që ka stabilizuar situatën.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment