Filmi shqiptar “Maya” në Shangai Film Festival

Filmi shqiptar “Maya” është nominuar për Golden Globe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, që zhvillohet nga data 11-19 qershor në Shangai. Filmi me regji te Pluton Vasit do të garojë për 8 kategoritë e çmimit “Shangai Film International”. Me skenar të Luljeta Lleshanakut, ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël dhe të qetë, ku ujërat trazohen pikërisht në momentin e ardhjes së të “huajit”, Samiut, një i ri nga Europa, me origjinë shqiptare, që sjell në Shqipëri, sipas amanetit, eshtrat e të atit, i larguar pas Luftës së Dytë Botërore. Samiu vendos të qëndrojë dhe vetë këtu, por kjo nuk është e lehtë.

Krahas aktorëve me përvojë, si Gent Kame, Arben Derhemi, Alert Çeloaliaj, Xhevair Zeneli, Mariana Kondi etj., regjisori ka përfshirë në filmin e tij dhe aktorë të rinj, si Rovena Lule, që mban peshën kryesore në film, në rolin e Maya-s që dashurohet me shqiptarin e sapo ardhur nga Perëndimi. Filmi ‘Maya’ është një prodhim i gjithi shqiptar i "Art Film P&D" dhe me buxhetin më të vogël në historinë e kinemasë së pas viteve ’90-të.
(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment