Ferguson: Kam qenë afër ta drejtoj Arsenalin


Alex Ferguson (Foto: Reuters)Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka zbuluar se ai ka qenë afër të marrë nën drejtim Arsenalin më herët gjatë karrierës së tij.


Oferta kishte arritur në vitin 1986, para se Ferguson të merrte nën drejtim Manchester United, dhe ai kishte dashur ta marrë me veti edhe aso kohe ndihmësin e tij, Walter Smith, tash trajner te Rangers.

“Më ishte ofruar puna e Arsenalit dhe doja ta marr me veti edhe Walter. Mendova ta merrja kur ishim të dy në Skoci së bashku në detyrë. Ne do të shkonim të luanim në Izrael dhe nuk e dija se Walter do të shkonte te Rangers në atë kohë”.

“I thash se më ishte ofruar shansi të shkoj te Arsenali dhe i kërkova atij mendimin. Ai ishte pozitiv për këtë, duke thënë se ata ishin një klub i madh dhe këso gjëra. Andaj i thash atij, ‘A do të vije me mua?’ Pastaj ai lëshoi një bombë të papritur se do të shkonte te Rangers”.

“Rasti te Arsenali ishte se ata dëshironin përgjigje menjëherë, por nuk mund t’ua jepja atyre, pasi do të shkoja në Kupën e Botës në Meksikë me Skocinë. Andaj kjo dështoi. Walter shkoi te Ranger dhe pastaj, më vonë gjatë atij viti unë shkova te Manchester United”, ka zbuluar Ferguson.

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment