Ferguson dëshiron tri blerje në verë

Trajneri i Mançesterit kërkon nga drejtuesit e skuadrës një investim në merkaton e verës
Sër Aleks Ferguson është i bindur se Mançester Junajtid do të afrojë dy apo tre lojtarë gjatë merkatos së verës. Së pari ata pritet të hidhen në merkato e verës për një portier të ri duke qenë se Van der Sar pritet të largohet. Së dyti...... është Pol Skols ai që ka paralajmëruar largimin në fund të këtij sezoni.

Do të jetë ky një pozicion tjetër që do të mbetet bosh, ndërsa synimi i Fergusonit është që ta zvëndësojë veteranin me të riun e Evertonit, Xhek Roduell. Ferguson uron të ketë përkrahjen e pronarëve “të diskutueshëm” të klubit, Familjes Glejzer, duke theksuar se i ka ndërmend lojtarët që kërkon të blejë.

“Për momentin i kemi shënjestruar disa emra,” ka thënë ai. “Mendoj se dy ose tre do të jenë të mjaftueshëm, për këtë s’kam dyshime. Familja Glejzërs gjithmonë i ka mbështetur dëshirat tona për përforcimin e ekipit.” Synimi primar është të sillen lojtarë të rinj në “Old Trafford”, por trajneri e sheh si të paprekshëm repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Ai ka shtuar: “Do më pëlqente të afrojmë lojtarë të rinj në skuadër, si Çikarito, për shembull. Po të shikojmë në gjashtë apo tetë vitet e fundit përveç lojtarit të lartpërmendur dikur sollëm edhe një tjetër talent 17-vjeçar si Ronaldo.

S’e kuptoj se pse duhet të ndryshojmë filozofi. Do të vazhdojmë të blejmë lojtarë, pa dyshim, dhe theksoj se mënyra më e mirë do të jetë të afrojmë lojtarë sa më të rinj. Në situatën e tanishme, duke pasur dhe Çikariton, mendoj se kemi disa prej sulmuesve më të mirë të kampionatit.

Mos harrojmë Deni Uellbekun, i cili momentalisht është tek Sanderlendi, ai ka një perspektivë të mirë. Një tjetër lojtar i yni që premton është edhe Mame Djuf tek Bllekbërni. Jemi të plotësuar me sulmuesit e rinj për arsye nga më të ndryshmet. Dhe duket se kjo mënyrë po funksionon.”

(http://www.sportishqiptar.com.al)

No comments:

Post a Comment