Fergie: Kemi marrë mësim nga Roma

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të harroj finalen e Romës, ku skuadra e tij ishte mundur me rezultat 2:0.
Ai është i vetëdijshëm se skuadra e Barcelonës është më e rritur, pasi futbollistët e saj kanë bërë përvojë më të madhe, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Manchester Unitedin.

“Ata janë rritur si skuadër. Në Romë, ishim një tjetër skuadër, e po ashtu edhe Barça. Por ne jemi të gatshëm të harrojmë Romën, dhe të bëjmë diçka të madhe në ‘Wembley’”, ka thënë Ferguson.

(infosot.com)

No comments:

Post a Comment