Fenomenet anormale:Ja cilat janë çuditë e zgjedhjeve të 8 Majit

Jo rrallëherë Shqipëria futet te vendet që ndodhin fenomene të çuditshme. Edhe këtë herë zgjedhjet që sapo kaluan nuk i shpëtojnë fakteve që nuk janë fort normale. Kështu përherë të parë në historinë e vendit fituesi i garës për Tiranën, merr vetëm 10 vota më shumë se kundërshtari. Po ashtu PDIU si parti e çamëve ka dal forcë e dytë në Tropojë, ku thuajse nuk ka fare anëtarë të këtij komuniteti. Në Kukës PLL ka dal forcë e dytë duke lënë pas partitë kryesore. Në Këlcyrë del e para Partia e Gjelbër. Në koalicionin e majtë në vend të dytë ka dal partia e Paskal Milos me më shumë se 50 mijë vota. Po ashtu forca që drejton Petro Koçi ka marrë 25 mijë vota në gjithë vendin duke shënuar një rekord në tre vite ekzistencë. Përveç kësaj në shumë qytete që janë cilësuar bastione kanë fituar pala kundërshtare, si Kavaja, Mamurrasi, Burreli, Laçi apo dhe Librazhdi.

Rrëshen- PBDNJ ka dalë partia e parë
Tropojë- PDIU ka dalë partia e dytë në një rreth pa çamë
Kukës- PLL del partia e dytë
Berat- Demokristianët shënojnë një rekord votash
Çorovodë- PD, forcë e katërt politike pas Ballit Kombëtar
Bulqizë- G99 shkon krah për krah me PD me vota
Peshkopi- Këtu një person i quajtur Zyber Ademi mposht partitë kryesore
Fushë-Krujë- PR del përpara PD, e treta
Elbasan- Partia Ardhmëria Shqiptare shënon rezultat spektakolar
Divjakë- PLD e Spartak Ngjelës del parti e tretë
Ballsh- Demokristianët shënojnë vota të shumta
Gjirokastër- Edhe këtu të rinjtë e G99, janë shumë mirë me vota
Këlcyrë- Partia e Gjelbër është e para për vota
Bilisht- Aleanca e Maqedonasve me shumë vota në vend të tretë
Koplik- PBDNJ forcë e dytë, PS e para
Fushë- Arrëz- Partia e të Drejtave të Mohuara e Re del forcë e dytë
Pukë- PD del forcë e 11 politike edhe pse fitoi bashkinë, PLL, forcë e parë
PDS e Paskal Milos del forcë e dytë në koalicionin e majtë

(tiranaobserver.com.al)

No comments:

Post a Comment