Feith i zhgënjyer me EULEKS-in.

Në një intervistë për "Zërin", Feith shprehet i habitur pse është larguar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, pasi që, siç thotë ai, ende nuk ka përgjigje se cilat janë akuzat ndaj këtij të fundit, pse është vënë në paraburgim për 4 muaj dhe pse po pret për 6 muaj që t'i mësojë akuzat ndaj tij.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Piter Feith nuk ka hezituar ta bombardojë me kritika misionin e EULEKS-it.

Feith, i cili tashmë është vetëm shef i ICO-së, për herë të parë publikisht akuzon EULEKS-in se nuk është proaktiv, duke bërë me dije se ka pritur shumë më shumë nga ky mision, posaçërisht sa i përket forcimit të sundimit të ligjit në veri.

"Me të vërtetë mendoj që EULEKS-i duhet të jetë më proaktiv në veri dhe duhet të shohim se po merren aksione kundër disa kriminelëve atje, të cilët nuk kanë kurrfarë legjitimiteti", thotë Feith.

Në një intervistë për "Zërin", Feith shprehet i habitur pse është larguar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, pasi që, siç thotë ai, ende nuk ka përgjigje se cilat janë akuzat ndaj këtij të fundit, pse është vënë në paraburgim për 4 muaj dhe pse po pret për 6 muaj që t'i mësojë akuzat ndaj tij.

Ai ankohet se forca brenda Qeverisë së Kosovës dhe EULEKS-it po e pengojnë në ushtrimin e autoritetit të tij në BQK, të cilat pengesa i duken të neveritshme. Feith shpreson se mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë vitin që vjen, ndërsa nga bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradi pret që të zgjidhen shumë çështje teknike.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment