F1, futboll para garës

Tashmë e kthyer në një traditë, edhe këtë vit para Cmimit të Madh të Turqisë, pilotë të Formula 1 kanë marrë pjesë në një ndeshje futbolli bamirësie.
Skuadra e F1, mes të cilëve edhe kampioni i botës në fuqi, Sebastian Fetel dhe rusi i Renos, Vitali Petrov, janë përballur me skuadrën që përbëhej nga ish-futbollistë turq dhe njerëz të spektaklit.

Ndeshja e cila nuk pati ndonjë shikueshmëri të madhe u fitua 6-5 nga skuadra turke. Gjithsesi organizatorët e këtij aktiviteti kanë theksuar se paratë e fituara nga kjo përballje yjesh do të përdoren për bamirësi.

No comments:

Post a Comment