Eurosong, Aurela Gaçe lë Shqipërinë jashtë finales

Aurela Gaçe nuk ka arritur të kualifikojë Shqipërinë në 10 finalistët e Festivalit Europian. Në natën e parë të këtij festivali, kënga shqiptare ishte e treta në radhë për tu paraqitur para publikut.


Ndonëse më një përformancë të shkëlqyer, Gaçe nuk arriti të marrë pikët ë duhura, për të kaluar në natën finale të këtij festivali të datës 14 Maj.

Nën sytë e 24 mijë spektatorëve dhe 220 milionë telespektatorëve në të gjithë botën, u zhvillua mbrëmë në Dyseldorf të Gjermanisë nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Europian të Këngës. Përgjatë një orë e gjysmë u ngjitën në skenën e “Dyseldorf Arena” 19 këngë.

(www.abcnews.al)

No comments:

Post a Comment