EULEX: Del Ponte, hetimet i bëjmë ne

Carla Del Ponte mund të bëjë çfarë të dojë por por EULEX-i ka të gjitha kompetencat të zhvillojë hetime rreth trafikimit të organeve të pretenduara që kanë ndodhur në Kosovë në vitin 1999, ky ka qenë reagimi i shefit të misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac ndaj deklaratave të ish- prokurores së Hagës.

“Ne tashmë po punojmë rreth këtij rasti, jemi të gatshëm të zhvillojmë hetimet dhe kemi të gjitha kompetencat që ta bëjmë këtë punë”, ka thënë sot De Marnhac.

Shefi i EULEX-it ka paralajmëruar vizitë në Beograd ka thënë se atje do të bisedojë për çështjen e gjyqtarëve.
Deklaratat e Marnhac u bënë sot gjatë takimit me Ministrin e ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi të cilët vizituan pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës e Serbisë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment