Tension para godinës së KQZ, mbeten të lënduar 4 policë

Është tensionuar situata para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që po numërohen votat e panumëruara për kryebashkiak të Tiranës.

Mbështetësit e opozitës se bashku me disa deputetë të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë brenda godinës.

Ata kanë shtyrë forcat e policisë dhe janë përplasur me gardhin e krijuar nga uniformat blu.

Në krye të turmës që kërkon të çajë kordonin e policisë ndodhet deputeti Saimir Tahiri.

Nga konfrontimet, mbetën të lënduar katër punonjës policie, një nga te cilët është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore.

Mbështetësit e Partisë Socialiste kanë ushtruar presion mbi forcat e policisë duke i hedhur edhe shishe e sende të forta

(www.abcnews.al)

No comments:

Post a Comment